Një milion fëmijë meditojnë për paqe në botë, në Tajlandë

Çdo vit, afërsisht një milion fëmijë nga mbi 5.000 shkolla bashkohen në Wat Phra Dhammakaya Tempullin Budist në Tajlandë për të marrë pjesë në 'V-Star'.

Fun

04/07/2019 19:52

Projekti V-Star është një përpjekje për të sjellë paqen botërore në planet nëpërmjet meditimit masiv. Fëmijët e përfshirë në projekt qëndrojnë në heshtje të plotë për një ditë të tërë, transmeton lajmi.net.

Fëmijët e përzgjedhur për këtë ngjarje janë parë si liderë midis bashkëmoshatarëve të tyre, kështu që rituali vepron gjithashtu si një lloj ngjarje shoqërore në rrjet, pasi pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen dhe të flasin para dhe pas ceremonisë.

Procesi për t’u pranuar për këtë projekt është jashtëzakonisht rigoroz, dhe anëtarësimi është tejët ekskluziv. Fëmijët që përzgjidhen janë të detyruar të kryejnë dhjetë detyra të ndryshme çdo ditë, deri në tre muaj.

Ministri i Arsimit të Indonezisë, Prof. Dr. Suchart Thadathamrongvej foli për rëndësinë e ngjarjes, duke thënë se ai ishte i impresionuar kur pa kaq shumë fëmijë në meditim.

“Ne jemi udhëheqësit e një projekti të rilindjes morale. Sot jam shumë i impresionuar kur shoh shumë fëmijë që vijnë këtu së bashku për të bërë vepra të mira”, tha Thadathamrongvej.

Fëmijët natyrisht se janë e ardhmja, por a mund të sjellë paqe në botë meditimi? /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/dashama/videos/10153643368977570/