Një letër emocionuese për Luizin
Shumëkush e fajësoi David Luizin për humbjen e Brazilit nga Gjermania në gjysmëfinale të Kampionatit botëror. Por, qendërmbrojtësi është mbrojtur nga një tifoze e vogël.
Sport
David Luiz mund të jetë kritikuar si fajtori kryesor për turpërimin e Brazilit nga Gjermania me rezultat 7:1, por jo të gjithë e fajësojnë atë për humbjen në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.
Qendërmbrojtësi i ri i Paris Saint-Germain publikoi një letër emocionuese në Instagram të dërguar nga një tifoze e vogël braziliane. Ajo e këshillon Luizin të mos mërzitet sepse ishte kapiten i mrekullueshëm dhe e mbyll atë duke thënë: “Ti je kampioni im”.
Kjo është përmbajtja e plotë e letrës e përkthyer në gjuhën shqipe: “Përshëndetje David Luiz. Quhem Analuz. I kam parë të gjitha ndeshjet e Brazilit në Kampionatin botëror dhe më ke pëlqyer shumë duke të shikuar duke luajtur. Mendoj se nuk ke nevojë të jesh i mërzitur sepse ke luajtur mirë dhe ke dhënë maksimumin. Je një kapiten i mrekullueshëm. Jeta është e tillë, nganjëherë njerëzit humbin e nganjëherë njerëzit fitojnë por njerëzit vetëm duhet të jenë të lumtur. David Luiz, ti je kampioni im. Analuz Penna Reale”.