Një lëndim i vogël për Suarezin

Jose Mourinho shpreson që Luis Suarez të pësojë një “lëndim të vogël” para përballjes së Chelseas me Liverpoolin të dielën. Gjiganti londinez do të jetë mysafir në Anfield Road ku i pret Liverpool i udhëhequr nga sulmuesi në formë uruguaian i cili ka realizuar 19 gola deri më tani gjatë këtij edicioni në Premierligë në…

Sport

27/12/2013 21:39

Jose Mourinho shpreson që Luis Suarez të pësojë një “lëndim të vogël” para përballjes së Chelseas me Liverpoolin të dielën.

Gjiganti londinez do të jetë mysafir në Anfield Road ku i pret Liverpool i udhëhequr nga sulmuesi në formë uruguaian i cili ka realizuar 19 gola deri më tani gjatë këtij edicioni në Premierligë në 13 paraqitje.

Dhe, portugezi ka pranuar se e vetmja mënyrë që skuadra e tij ta mbajë Suarezin të heshtur është nse ai pëson ndonjë lëndim para të dielës. “Ndoshta Suarez do të pësojë një lëndim të vogël”, deklaroi Mourinho.

“Vetëm një të vogël. Nuk kërkoj lëndim të rëndë, të vogël, sa për të munguar për katër ditë”, shtoi ai.

Suarez është në super formë

Nëse dëshira e Mourinhos nuk realizohet, John Terry dhe mbrojtësit e tjerë të Chelseas do ta kenë vështirë ta ndalin Suarezin.

Po ashtu, Blues nuk janë në formë të mirë sa i përket mbrojtjes pasi kanë pranuar 10 gola në të gjitha garat këtë muaj, përfshirë tre në udhëtim te Stoke, si dhe dy të tjera në përballje me Sunderlandin.