Një kompani gjobitet në Prishtinë për ndotjen e rrugës
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar sot gjobë ndaj një drejtuesi mjeti për ndotje të rrugës. Sipas ligjeve në fuqi, ndalohet dalja në rrugë me mjete të papastra ose që shkaktojnë ndotje të sipërfaqes rrugore pa u siguruar që ngarkesa është e mbuluar dhe e sigurt. Në rastin konkret, mjeti ka qarkulluar duke ndotur…
Lajme
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar sot gjobë ndaj një drejtuesi mjeti për ndotje të rrugës.
Sipas ligjeve në fuqi, ndalohet dalja në rrugë me mjete të papastra ose që shkaktojnë ndotje të sipërfaqes rrugore pa u siguruar që ngarkesa është e mbuluar dhe e sigurt.
Në rastin konkret, mjeti ka qarkulluar duke ndotur rrugën për shkak të mos sigurimit të ngarkesës. Për këtë arsye, policia ka shqiptuar gjobë për drejtuesin e mjetit, si dhe një gjobë ndaj firmës në emër të personit juridik. /Lajmi.net/