Një i vdekur pas hapjes së zjarrit në një universitet të Arizonës
Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën pas hapjes zjarr nga një person i armatosur në Northern Arizona University, njoftoi ky institucion në faqen e tij në Twitter.

Bota
Ai shtoi se ngjarja ndodhi në kampusin universitar të Flagstaffit, 230 kilometra në veri të Phoenixit dhe se autori i ngjarjes ishte ndaluar.
“Personi që qëlloi është ndaluar. Situata është stabilizuar. Kampusi nuk është mbyllur”, theksoi universiteti.
Më 1 tetor, të paktën 13 persona u vranë pas një shkëmbimi zjarri në kolegjin ”Umpqua University” në Oregon, në veriperëndim të SHBA-së./ATSH