Një i vdekur e disa të lënduar nga aksidenti i rëndë në Gjilan
Një person ka vdekur nga aksidenti i cili ndodhi para pak çastesh në Gjilan.
Lajme
Nga qendra emergjente e këtij spitali kanë thënë për lajmi.net se një person e ka humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë duke u trajtuar.
“Jemi duke i trajtuar të lënduarit, për fat të keq një person ka humbur jetën”, kanë thënë nga kjo qendër.
Ndërsa në policinë e Gjilanit ende nuk kanë detaje të sakta se si ka ardhur deri te ky aksident. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, Policia: Ka shumë persona të lënduar