Një i vdekur dhe 10 të lënduar në aksidentin në Komoran, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:20 të së hënës, më 11 gusht 2025, në magjistralen Prishtinë–Pejë, në segmentin pranë Komoranit. Sipas informacioneve zyrtare, në këtë aksident kanë humbur jetën një person dhe janë lënduar 10 të tjerë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtori i Klinikës Emergjente…

Lajme

11/08/2025 21:28

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:20 të së hënës, më 11 gusht 2025, në magjistralen Prishtinë–Pejë, në segmentin pranë Komoranit.

Sipas informacioneve zyrtare, në këtë aksident kanë humbur jetën një person dhe janë lënduar 10 të tjerë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, për lajmi.net, ka konfirmuar se një prej të aksidentuarve është sjellë në Klinikën Emergjente pa shenja jete.

“10 të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në QKUK. Dy prej të lënduarve janë me lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është në gjendje jo stabile, ndërsa tjetri gjendjen e ka stabile”, ka thënë Syla.

Autoritetet policore dhe ekipet mjekësore kanë qenë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë dhe për të menaxhuar trafikun në këtë segment rrugor.

Drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të rregullave të qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla tragjike. /Lajmi.net/