Një hetues privat hakoi telefonin e Mauro Icardit, zbulon mesazhet e argjentinasit me aktoren Suarez

Sipas raportimeve në Argjentinë, një hetues privat i punësuar nga Wanda Nara zbuloi lidhjen e Mauro Icardit me Eugenia Suarez, pra ajo do e divorcojë yllin e PSG-së.

Sport

18/10/2021 21:24

Wanda Nara akuzoi Icardin se e ka tradhtuar edhe pse u takuan në Milan dje, “LAM” media në Argjentinë raporton se çifti do ndahet pasi Nara zbuloi lidhjen e burrit me aktoren Suarez, transmeton lajmi.net.

Raporti shton se Wanda punësoi një hetues privat për të ndjekur Icardin. Ai edhe hakoi telefonin e sulmuesit duke zbuluar disa biseda me zonjën Suarez.

Në njërin nga mesazhet, aktorja kërkoi që të takohet me Icardin në një vend ku askush nuk do e njihte atë.

Pavarësisht takimit të djeshëm, Wanda dhe Icardi pritet të ndahen dhe kjo do ketë pasoja edhe në jetë profesionale të lojtarit.

Wanda në fakt është agjenti i Icardit, derisa futbollisti ka munguar në stërvitje dy ditët e fundit dhe nuk dihet nëse do jetë gati për RB Leipzigun nesër./Lajmi.net/