Një grua lëndohet prej shpërthimit të një bombole gazi në Prishtinë

Një bombolë e gazit ka shpërthyer në një shtëpi banimi në Prishtinë, ku mbeti e lënduar edhe një grua.

Lajme

02/12/2021 16:24

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bëri të ditur për se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaip Kamberi” në kryeqytet.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën ‘Shaip Kamberi’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga ky shpërthim janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën ku ishte vendosur bombola.

“Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, tha Borovci.