Një grua e gjen fytyrën e Jezusit në patate

Një grua po rregullonte ushqimin që sapo kishte blerë në dyqan dhe papritur shikon diçka jo të zakonshme.

Fun

18/08/2020 15:41

Një nënë mbeti e shokuar pasi zbuloi fytyrën e Jezusit në një patate të supermarketeve, transmeton lajmi.net.

Nikki Halkerston ishte duke rregulluar ushqimin e saj të përjavshëm në banakun e kuzhinës kur shikoi fytyrën e Jezusit në një paketë patatesh.

Ajo menjëherë e thirri burrin e saj për të parë, i cili ra dakord që ngjante me djalin e Zotit. “Unë isha duke parë atë dhe ishte thjesht e qartë se ishte fytyra e Jezusit. Ai thjesht po më shikonte”, ka thënë ajo.

“Kam parë histori më parë për njerëzit që e gjejnë Jezusin në ushqimin e tyre, por kurrë nuk më kishte ndodhur mua”. /Lajmi.net/