Një grua bie nga vetura në autostradë duke xhiruar video në Snapchat
Një grua ka rënë nga vetura në një autostradë në Britani të Madhe teksa po shtrihej në dritare për të xhiruar një video për ta ngarkuar në rrjetin social Snapchat, ka njoftuar policia britanike.
Fun
Policia rrugore në Londër ka konfirmuar se gruaja që ka rënë nga dritarja afër ulëses së përparme ka pësuar lëndime të lehta trupore, njoftojnë mediet britanike, përcjell lajmi.net.
Në një cicërimë në Twitter, policia ka shkruar se “ajo ishte me fat që nuk pësoi lëndime serioze apo edhe që nuk vdiq”, duke shtuar edhe fjalët “pa koment”.
Rasti ka ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa gruaja ka marrë vetëm trajtim në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/
