Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic – dërgohet në Emergjencë

Një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit në Mitrovicë mbrëmjen e 1 janarit. Ajo është dërguar në emergjencën e qytetit, ndërsa rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha. Berisha ka thënë se pacientja është jashtë rrezikut për jetë. “Po është një pacient i tillë. Nuk…

Lajme

01/01/2026 23:22

Një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit në Mitrovicë mbrëmjen e 1 janarit.

Ajo është dërguar në emergjencën e qytetit, ndërsa rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.

Berisha ka thënë se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.

“Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”