Një film i shkurtër se si shoqëria na ‘mbyt’ kreativitetin, një mesazh qe t’i hap sytë
Duke u rritur dhe duke hyrë në "botën e vërtet", ne kemi tendencë të harrojmë për të gjitha gjërat e vogla që na kanë bërë të lumtur kur ishim me të ri.

Fun
Shoqëria na mëson që ta shtypim kreativitetin tonë që na bënë të veçantë, e jo ta mbrojmë atë.
Ky film i shkurtër i animuar “ALIKE” e tregon konkretisht se si shoqëria na e bllokon kreativitetin. Edhe pse asnjë fjalë nuk flitet në filmin 7 minutësh, mesazhi në film është i zhurmshëm dhe i pastër, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Duke përdorur ngjyra të ndryshme, autori i filmit është munduar t’i tregojë ndjenjat e personave në film dhe duke e treguar se si shoqëria moderne ndikon në kualitetin e jetës sonë.
Ky film i shkurtër po ashtu mundohet të tregojë se si njerëzit mund të i ndryshojnë ngjyrat dhe jetën e tyre për të mirë duke shpenzuar më shumë kohë në gjërat të vogla, por që na bëjnë të lumtur.
Më poshtë gjeni filmin. /Lajmi.net/