Një fillim i freskët i vitit shkollor me Ujë Rugove!

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, duke shpërndarë ujë të freskët natyral dhe orare mësimore për nxënësit dhe stafin arsimor.  Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të Rugove për të kontribuar në komunitet dhe për të përkrahur edukimin si një ndër shtyllat kryesore të…

Lajme

01/09/2025 17:03

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, duke shpërndarë ujë të freskët natyral dhe orare mësimore për nxënësit dhe stafin arsimor. 

Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të Rugove për të kontribuar në komunitet dhe për të përkrahur edukimin si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit shoqëror. 

Me këtë nismë u përcoll mesazhi i kujdesit dhe mbështetjes për fëmijët në një ditë të veçantë për ta, duke i inkurajuar që vitin shkollor ta nisin me energji dhe organizim më të mirë. Uji i freskët Rugove simbolizon shëndetin dhe pastërtinë, ndërsa oraret mësimore u krijuan për t’i ndihmuar nxënësit në planifikimin e përditshëm. 

Edukimi, shëndeti dhe mirëqenia e gjeneratave të reja mbeten fusha ku korporata është e përkushtuar të japë kontribut të qëndrueshëm.