Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim

Një fëmijë ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Vitomiricë të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në…

Lajme

23/09/2026 14:13

Një fëmijë ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë- Pejë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, ka deklaruar Rugova.