Një fëmijë 7 vjeçar u gjet pasi kishte humbur derisa po luante në një mal në Artanë – Shërbimi Kërkim-Shpëtimit jep detaje

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se sot kanë pranuar një telefonatë për t’iu ndihmuar në gjetjen e një fëmije 7 vjeçar në Artanë (Novobërdë). Sipas njoftimit, fëmija ishte larguar tek një mal pranë shtëpisë derisa po luante, shkruan lajmi.net. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor njofton se derisa ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, fëmija…

Lajme

10/11/2024 17:24

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se sot kanë pranuar një telefonatë për t’iu ndihmuar në gjetjen e një fëmije 7 vjeçar në Artanë (Novobërdë).

Sipas njoftimit, fëmija ishte larguar tek një mal pranë shtëpisë derisa po luante, shkruan lajmi.net.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor njofton se derisa ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, fëmija është gjetur shëndosh e mirë nga familja dhe Policia dhe është kthyer në shtëpi.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Njoftim
Më datë 10 nëntor 2024, në orën 12:20, kemi pranuar një telefonatë nga familjarë të shqetësuar për humbjen e një fëmije rreth 7 vjeç në rajonin e Artanës (Novobërdës). Fëmija kishte dalë për të luajtur në malin pranë shtëpisë dhe, sipas të gjitha gjasave, kishte humbur orientimin.
Familjarët, së bashku me Policinë e Kosovës, kishin kërkuar për rreth 3 orë pa sukses, duke i bërë më pas kërkesë Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës për ndihmë shtesë. Ekipi kujdestar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës u nis me shpejtësi dhe arriti në vendngjarje në orën 13:30.
Me të mbërritur, ekipi u njoftua se fëmija tashmë ishte gjetur nga familjarët dhe Policia e Kosovës, dhe po kthehej i sigurt në shtëpi. Fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime.
Ky rast përfundoi pa nevojë për ndërhyrjen e ekipit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës. Fëmijës i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë. /Lajmi.net/