Një “El Clasico” në Amerikë, Barcelona konfirmon klubet e mëdha që do të luaj miqësore

Jemi afër fundit të sezonit aktual në të gjitha garat. Barcelona ka publikuar planin e ndeshjeve para-sezonale në shtetin e Amerikës. Klubi katalunas ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale, që në këto ndeshje para-sezonale do të luaj edhe një ndeshje “El Clasico” kundër Real Madrid, shkruan Lajmi.net Në Dallas, ekipi i Xavit luan…

Sport

12/05/2023 18:22

Jemi afër fundit të sezonit aktual në të gjitha garat. Barcelona ka publikuar planin e ndeshjeve para-sezonale në shtetin e Amerikës.

Klubi katalunas ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale, që në këto ndeshje para-sezonale do të luaj edhe një ndeshje “El Clasico” kundër Real Madrid, shkruan Lajmi.net

Në Dallas, ekipi i Xavit luan ndaj Real Madrid më 29 korrik.

Katër ndeshjet tjera miqësore që do t’i luajë Barcelona janë: kundër Juventus, Santa Clara, Arsenal dhe AC Milan.

Kujtojmë që klubi katalunas këtë sezon është afër të festojë titullin në La Liga./Lajmi.net/