Një, dy, tre…14 – Nesër tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit, çka pritet të ndodhë?
Që nga 15 prilli, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po i ndalin tentimet për konstituimin e Kuvendit duke mbajtur seanca të njëpasnjëshme çdo 48 orë. Lëvizja Vetëvendosje duke propozuar në vazhdimësi Albulena haxhiun për kryekuvendare, e deputetët e opozitës duke mos e votuar atë, konstituimi i Kuvendit po vazhdon të zvarritet. Kryeministri në detyrë…

Lajme
Që nga 15 prilli, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po i ndalin tentimet për konstituimin e Kuvendit duke mbajtur seanca të njëpasnjëshme çdo 48 orë.
Lëvizja Vetëvendosje duke propozuar në vazhdimësi Albulena haxhiun për kryekuvendare, e deputetët e opozitës duke mos e votuar atë, konstituimi i Kuvendit po vazhdon të zvarritet.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti ka deklaruar sot në mbledhjen e Këshillit të VV-së ka deklaruar se Albulena Haxhiu do të jetë kandidatja e tyre për kryekuvendare përsëri nesër.
“Ne s’jemi bllokuar sepse kemi propozuar kandidatin tonë. E kemi bërë në fillim menjëherë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër apo ata që s’votojnë fare. Propozimi ynë për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu. Të tjerët le ti ruajnë propozimet e tyre kur t’iu vijë radha atyre. Si fitues na takon kryetari i një nënkryetar dhe katër nënkryetar partive të tjera”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, nga opozita po vazhdojnë të deklarojnë se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun.
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku pas ftesës që ka marrë nga Kurti për koalicion ka propozuar që të formohet një qeveri tranzicionale me të gjitha partitë shqiptare, por që kjo nuk është pritur mirë nga partitë e tjera.
Nga VV kanë deklaruar se një Qeveri e tillë formohet vetëm në kushte ekstreme në kohë lufte, dhe se e kthen Kosovën në vitin 2000 në kohën e UNMIK-ut.
Nga PDK dhe AAK kanë pranuar që të mbajnë konsultime me partitë tjera, por që kreu I AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk merr pjesë në një takim konsultativ ku merr pjesë VV.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës po kërkohet të bëhet sa më shpejtë edhe nga BE-ja pasi sipas tyre kjo do të paraqet probleme në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.
Seanca e 14-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër nga ora 10:00. /Lajmi.net/