Një ditë pasi u bë njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dëshiron ta dhurojë pasurinë e tij

Pasi dje u bë njeriu më i pasur në botë, Elon Musk u kërkoi ndihmë ndjekësve të tij, se si të dhurojë paratë e tij për kauza që ia vlejnë.

Lajme

08/01/2021 20:52

Bossi i Tesla dhe SpaceX kaloi dje Jeff Bezos, pas një rritje të vlerës së aksioneve të Teslas, që do të thotë se ai tani ka një pasuri në vlerë prej 188 miliardë dollarë, thuhet sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, transmeton Lajmi.net.

Por, Musk dëshiron që pasurinë e tij ta fusë në përdorim për mirë, duke iu kërkuar ndihmë 41.6 milionë ndjekësve të tij. Ai shkroi: “Me që ra fjala, kritikat i vlerësoj shumë, si dhe mënyrat për të dhënë para për ta bërë me të vërtetë diferencën (shumë më e vështirë sesa që duket)”.

Edhe pse shumë njerëz i dhanë sugjerimet e tyre shpejtë, nuk dihet se çfarë do të bëjë Musk me paratë e tij. /Lajmi.net