Një ditë e Hashim Thaçit në Hagë, tregon Pacolli që ka pasur disa telefonata me të

Kryetari i ARK-së, Behgjet Pacolli  është mik i afërt i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili që nga 5 nëntori është në Gjykatën Speciale në Hagë, në paraburgim.

Lajme

24/01/2021 22:30

Pacolli për lajmi.net ka treguar se ka pasur biseda telefonike me të dhe ka treguar se si ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së e kalon kohen atje.

“Po. I kam pas dy telefonata me të. Kemi bisedu normalisht dhe asgjë. Nuk kam pas asnjë shenjë që ai vuan atje. Bën jetë normale, lexon. Ka qasje në internet. Zotëri  Thaçi është shumë i qetë dhe drejtësia do të triumfojë”, ka thënë ai.

Por i pyetur se çfarë mendimi ka ish-presidenti për zgjedhjet dhe për aktualitetin në Kosovë, Pacolli tha se Thaçi nuk flet asgjë për politikë.

“Zotëri Thaçi nuk flet për zgjedhjet, nuk flet për politikën”, tregoi Pacolli.

Për më shumë mund të ndiqni intervistën:

YouTube player