Një delegacion nga Vatikani vjen në Prishtinë: Priten nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, me të cilin ka biseduar për raportet mes të dyja vendeve. Presidentja ia shprehu nuncit Speich mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për “kujdesin që Selia e Shenjtë dhe Ati i Shenjtë, Papë…

Lajme

28/03/2024 20:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, me të cilin ka biseduar për raportet mes të dyja vendeve.

Presidentja ia shprehu nuncit Speich mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për “kujdesin që Selia e Shenjtë dhe Ati i Shenjtë, Papë Françesku kanë treguar në vazhdimësi ndaj Kosovës”.

Ajo u shpreh e lumtur për gatishmërinë e Selisë së Shenjtë që t’i ofrojë Kosovës prani të përhershme në Vatikan, nëpërmjet themelimit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

“Themelimi i misionit është rezultat i angazhimit tonë të përbashkët për afrimin e vendeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit të përbashkët për paqe”, tha Presidentja Osmani.