Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-së qëndron sot dhe nesër në Kosovë, Policia do të mbyll disa rrugë gjatë kalimit të eskortës
Sot dhe nesër, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-së. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, do të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në…
Lajme
Sot dhe nesër, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-së.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, do të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/