Një çift feston përvjetorin e 46-të të martesës pasi u rikuperuan nga COVID-19 dhe kanceri i gjirit
Një çift i martuar për 46 vjet kanë kaluar shumë sfida së bashku duke përfshirë, COVID-19 dhe kancerin.
Fun
Robert dhe Janice Beecham pothuajse nuk arritën të festonin përvjetorin e tyre së bashku këtë vit pasi Robert filloi të përjetonte simptoma të koronavirusit, transmeton lajmi.net.
Sëmundja ishte një goditje e veçantë, duke qenë se Janice kishte probleme shëndetësore vetë dhe ishte gati t’i nënshtrohej kimioterapisë pas operacionit për kancerin e gjirit.
Simptomat e Robertit filluan në fund të shkurtit. Mushkëritë e tij ishin të mbingarkuara, ai kishte të dridhura dhe e humbi ndjenjën e shijes.

Pas diagnozës së kancerit të gjirit, Janice sapo kishte bërë një operacion dhe po priste trajtimin e saj të parë me kimioterapi kur burri i saj u sëmur.
Megjithëse Janice nuk mund ta vizitonte për shkak të pandemisë, Roberti kishte mjekë të mirë që kujdeseshin për të.
Kështu Robert dhe Jenice të dy u shëruan dhe shpëtuan duke arritur të festonin përvjetorin e 46-të të martesës. /Lajmi.net/