Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Një burrë tregon se toka nuk është e rrafshët në një mënyrë shumë të thjeshtë

13:45 | 16 Shtator 2020

Ky burrë përdori fotografitë e liqenit Michigan dhe shkencë që të vërtetojë që toka nuk është e rrafshët.

Shumë njerëz të zgjuar e kuptojnë që toka nuk është e rrafshët. Por, për disa arsye, për formën e tokës ka disa teori të rreme të cilat janë shumë të njohura, transmeton lajmi.net.

Disa nga njerëzit besojnë që toka është e rrafshët, dhe që çdo teori apo vërtetim që toka nuk është e rrafshët, nuk është e vërtetë dhe është e mbuluar nga qeveria.

Që tu bëjë më të lehtë të besojnë se toka nuk është e rrafshët, një burrë i quajtur Greg, erdhi me një ide duke i përdorur fotografitë e liqenit Michigan.

Në një intervistë me Bored Panda, Greg tha:

Shumë njerëz thonë se toka duket e rrafshët pasi gjithçka që shohin është ajo që ata perceptojnë, është një horizont me pamje të rrafshët.

Horizonti duket i rrafshët sepse nuk jeni aq larg sa shihni dhe madhësia mesatare e një njeriu, në krahasim me tokën, nuk është aq e madhe sa të vërejë ndonjë lakim fare.

Është një fakt themelor që seksionet e vogla të sipërfaqeve të lakuara të mëdha, gjithmonë do të duken të rrafshtë për qeniet e vogla njerëzore mbi të.

Por sigurisht, në një shoqëri të lirë ju absolutisht duhet të besoni në atë që ju pëlqen. /Lajmi.net/