Policia arreston një burrë në Podujevë nën dyshimin se dhunoi një burrë tjetër

Një burrë në Podujevë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një burrë tjetër. Policia tha se për ngjarjen që dyshohet se ka ndodhur më 12 qershor, i dyshuari u arrestua një ditë më pas. Ai është dërguar në mbajtje. “DHUNIM – Podujevë 12.06.2025-01:00. Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që…

Lajme

14/06/2025 08:56

Një burrë në Podujevë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një burrë tjetër.

Policia tha se për ngjarjen që dyshohet se ka ndodhur më 12 qershor, i dyshuari u arrestua një ditë më pas.

Ai është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM – Podujevë 12.06.2025-01:00. Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.