Një astronaute tregon se si i lanë flokët në hapësirë
Si lahen astronautët në hapësirë?
Fun
Të lash flokët në hapësirë duket mjaft zbavitëse, transmeton lajmi.net.
Por, si shkon procesi i larjes?
Astronautja Karen Nyberg nga Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ka treguar se si ajo bënë larjen e flokëve në hapësirë, duke treguar çdo hap të procedurës.
Ajo fillon të tregojë produktet që i duhen, të cilat janë: një qese me ujë të ngrohtë, shampo që nuk ka nevojë të shpëlahet, peshqir dhe krehër.
Në fillim vendos ujin në rrënjët e flokëve edhe pse disa pika uji “notojnë” në ajër, kjo si pasojë e mungesës së gravitetit. Më pas vendos pak shampo dhe i kreh flokët që ta shpërndajë mirë në gjithë kokën.
Për ti dhënë një pastrim të fundit e përdor ujin e nxehtë dhe me peshqir i jep një pastrim të fundit. Edhe pse jo një larje e përshtatshme, astronautët përballen me këto kushte kur janë në hapësirë. /Lajmi.net/
