Një asteroid masiv mund të godas tokën në vitin 2068
Asteroidi “Apofis” po udhëton drejt tokës me një shpejtësi shumë të madhe, goditja e tij me tokën do të ketë të njëjtin efekt si shpërthimi i 880 milionë ton eksploziv TNT.

Fun
Asteroidi është duke fituar gjithherë e më shumë shpejtësi teksa i afrohet tokës dhe ekspertët mendojnë se ai mund ta godas tokën pas 48 viteve, shkruan “DailyMail”, transmeton lajmi.net.
Astronomët e Universitetit të Havait, kanë konfirmuar se asteroidi është përshpejtuar shumë dhe po vazhdon të rrisë shpejtësinë.
Ata kanë kalkuluar shumë trajektore të mundshme dhe në rastin më të keq, asteroidi do ta godas tokën me 12 prill 2068.
Goditja nga ky asteroid do të ishte katastrofike.
Asteroidi ka gjerësi rreth 300 metra, dhe sillet në orbitën e diellit për më pak se një vit i tokës.
Për herë të parë ai u zbulua me 19 qershor 2004, transmeton lajmi.net.
Studiuesit së voni vrenjtën te asteroidi efektin e Jarkovskit.
Ky efekt shkaktohet kur asteroidi fillon të ngrohet nga rrezatimi i një ylli, që në këtë rast është dielli dhe kjo ndikon si një shtytës.
Çdo vit asteroidi po i afrohet trajektores së tokës për 170 metra dhe në një pikë fushat gravitacionale të tyre do të tërhiqen duke shkaktuar përplasjen.
Mundësitë që përplasja të ndodhë pas 48 vitesh janë një në 150 mijë, por ky prapë është një rrezik shumë i madh për ne. /Lajmi.net/