Një i arrestuar në Francë, tentoi të sulmojë turistët amerikanë e rusë

Një person është arrestuar në Francë nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar  sulm terrorist ndaj turistëve amerikanë dhe rusë.

Bota

16/06/2016 18:38

22-vjeçari është dërguar në  paraburgim në Carcassonne, kjo sipas AFP-së.

Personi në fjalë gjendet  në paraburgim në Tuluzë nën dyshimin se po përgatitej për një akt terrorist.

I dyshuari, i cili jeton në Lisle-sur-Tarn të Frncës, dhe është me origjinë nga Lunel, u arrestua  pasi posedonte një thikë  dhe një shpatë.

Raportohet se ai kishte për qëllim të sulmonte turistët amerikanë, anglezë dhe rusë, para një sulmi ndaj policisë dhe ushtrisë.

Thuhet se ky person u konvertua në mysliman në vitin 2014 ku u radikalizua shpejt në internet dhe përmes forumeve të diskutimit.

Paraburgimi në Francë mund të zgjas deri në 96 orë./lajmi.net