I dyshuari për rrahje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm vetëdorëzohet në Polici
Një i dyshuar është vetëdorëzur në Polici pasi dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 15 shkurt në Milloshevë të Obiliqit, “Fsh. Milloshevë, Obiliq / 15.02.2026 – 18:00. Më 27.04.2026 lidhur me rastin është paraqitur në stacion policor i dyshuari…
Lajme
Një i dyshuar është vetëdorëzur në Polici pasi dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 15 shkurt në Milloshevë të Obiliqit,
“Fsh. Milloshevë, Obiliq / 15.02.2026 – 18:00. Më 27.04.2026 lidhur me rastin është paraqitur në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.