Një aplikacion i veçantë për përdoruesit e kanabisit (Foto)

Një aplikacion i ri i hartuar nga shkencëtarët i lejon përdoruesit e kanabisit të kontrollojnë sa euforik dhe ndikues ndaj tij janë ata.

Fun

25/04/2018 20:11

Hulumtuesit zhvilluan një prototip të quajtur Am I Stoned, i cili ndihmon përdoruesit e kanabisit të kuptojnë se si droga po i prek ata përmes një sërë detyrave, njofton Klan Kosova.

Nga ky studim po ashtu u shqyrtuan dobitë e detyrave kompjuterike dhe iPhone në vlerësimin e dëmtimit të kanabisit në një mjedis laboratorik të kontrolluar.

Ata kërkuan 24 pjesëmarrës të shëndetshëm, të cilët nuk përdorën kanabis përditshëm, për të marrë një pilulë që përmban ose një placebo ose deri në 15 miligram tetrahydrocannabinol (THC), përbërësin në kanabis që i bën njerëzit më të ndjeshëm.