Një 45 vjeçare dyshohet se është vetëvrarë sot në Prizren

Një ngjarje mjaftë e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Prizren. Një grua dyshohet se është vetëvrarë. Gruaja e moshës rreth 45 vjeçare dyshohet se mëngjesin e sotëm i dha fund jetës së saj. Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.…

Lajme

18/06/2024 09:03

Një ngjarje mjaftë e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Prizren.

Një grua dyshohet se është vetëvrarë.

Gruaja e moshës rreth 45 vjeçare dyshohet se mëngjesin e sotëm i dha fund jetës së saj.

Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 06:50, dyshohet se një grua është vetëvrarë me armë zjarri. Policia dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës Q.B., femër rreth 45 vjeçare.”, tha ai.

Po ashtu u theksua se rasti ka ndodhur në shtëpinë e saj.

“Dyshohet që viktima ka kryer aktin me armë-revole. Policia nën udhëheqjen e prokurorit janë duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive”,tha Bytyqi.

Në lidhje me këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori./Lajmi.net/