Një 43 vjeçar gjendet pa shenja jete në Ferizaj, policia jep detajet e para

Një person i moshës 43-vjeçare (B.S) është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Zenel Hajdini”, rrugica “Drenica”, në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se viktima është gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij, ndërsa mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Veseli tha se…

Lajme

20/08/2022 22:38

Një person i moshës 43-vjeçare (B.S) është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Zenel Hajdini”, rrugica “Drenica”, në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se viktima është gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij, ndërsa mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Veseli tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekje”