Një 19-vjeçar zëvendësues i Harry Kane? Tottenham zyrtarizon sulmuesin argjentinas

Skuadra e Tottenham Hotspur ka bërë një transferim të radhës gjatë afatit kalimtar të verës. Në sajtin zyrtar dhe në rrjetet sociale, klubi nga Londra ka njoftuar opinionin për blerjen e sulmuesit nga Argjentina, Alejo Veliz, shkruan Lajmi.net 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Tottenham Hotpsur deri në vitin 2029 dhe vjen nga ekipi argjentinas, Rosario…

Sport

08/08/2023 17:17

Skuadra e Tottenham Hotspur ka bërë një transferim të radhës gjatë afatit kalimtar të verës.

Në sajtin zyrtar dhe në rrjetet sociale, klubi nga Londra ka njoftuar opinionin për blerjen e sulmuesit nga Argjentina, Alejo Veliz, shkruan Lajmi.net

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Tottenham Hotpsur deri në vitin 2029 dhe vjen nga ekipi argjentinas, Rosario Central.

A është ky zëvendësuesi i Harry Kane, mbetët të shihet. Kujtojmë që Kane është shumë afër largimit nga “Spurs Stadium” me Bayern Munich që tashmë ka bërë ofertë zyrtare për lojtarin anglez.

Veliz ka bërë gjithsej 62 paraqitje në skuadrën e parë në Primera Division në të gjitha garat, duke shënuar kështu 19 herë./Lajmi.net/