Një 10-vjeçar shqiptar mbytet në Gjermani

Kishte shkuar për të luajtur buzë lumit, por fatkeqësisht ka përfunduar në tragjedi, duke u mbytur.

Bota

05/06/2016 19:55

Është kjo historia e një vogëlushi shqiptar 10-vjeçar i cili humbi jetën në lumin Niers në Goch, Gjermani. Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë njoftuar policinë pasi një fëmijë në lumë u zhduk papritmas nën sipërfaqen e ujit.

Zhytësit e gjetën fëmijën rreth orës 15:30 duke e transportuar menjëherë në spital me shpresën se mund të mbijetonte, por vogëlushi nga Shqipëria nuk ja ka dalë.  Ai ndërroi jetë në spital rreth orës 17:00.

Në kërkimin e 10-vjeçarit u angazhua edhe një helikopter i policisë, zhytës e forca të shumta zjarrfikëse.

Ngjarja ndodhi në Nierswelle, një park mjaft i populluar gjatë fundjavës. Policia vendase po heton ende për të saktësuar rrethanat e aksidentit.

Gjermani 1