Nisma – Qeverisë për Specialen: Po e fusni vendin në anarki

Nisma për Kosovën i ka bërë thirrje qeverisë që të respektojë vendimin e parlamentit, në të cilin u vendos kundër ndryshimeve kushtetuese, që do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme

14/07/2015 14:58

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se çdo përpjekje partive në pushtet për të injoruar këtë vendim të parlamentit, sipas tij, po rrënon sistemin demokratik të këtij vendi dhe po e fut vendin përfundimisht në anarki.

“Ata kanë kërkuar nga qeveria që të respektohet  vullneti i shumicës dhe se respektimi i këtij vendimi është obligim për të gjithë pavarësisht a kanë qenë pro apo kundër, pasi sipas tyre kjo është demokracia, respektimi i vullnetit të shumicës dhe nënshtrimi ndaj vendimeve të institucioneve kushtetuese”.

Në komunikatën për media, Nisma për Kosovën thotë se kjo logjikë e kontestimit dhe mos pranimit të vendimeve është një rrugë e rrezikshme që shpie në rrënimin e institucioneve demokratike, autoritetin e tyre kushtetues dhe integritetin e tyre.

“Ata ndër tjerash kanë kërkuar që të kundërshtohet çfarëdo tentative për të cenuar apo rrënuar funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës”, ka shtuar Limaj.