Marshi i UÇK-së në nder të 27 vjetorit të çlirimit të Prishtinës
Në shënim të 27-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, Kuvendi Komunal mbajti seancë solemne, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës, pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe mysafirë të tjerë. Në këtë seancë u vlerësua sakrifica për liri, rrugëtimi i shtetndërtimit dhe zhvillimi i kryeqytetit ndër vite. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha…
Lajme
Në shënim të 27-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, Kuvendi Komunal mbajti seancë solemne, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës, pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe mysafirë të tjerë. Në këtë seancë u vlerësua sakrifica për liri, rrugëtimi i shtetndërtimit dhe zhvillimi i kryeqytetit ndër vite.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se liria e fituar me sakrificë duhet të shoqërohet me përgjegjësi për ndërtimin e një shteti dhe kryeqyteti të denjë për brezat e ardhshëm.
E pas kësaj në sheshet kryesore të Prishtinës është zhvilluar një marsh, i titulluar edhe “Marshi i UÇK-së”.
Marshi organizohet nga ish-pjesëtarët e UÇK-së të veshur me uniforma të UÇK-së, transmeton lajmi.net.
Bashkë me ta në këtë marsh ishin edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ish-komandanti Rrustem Mustafa (Remi)./Lajmi.net/

