Nishani nderon Doris Pack me medaljen “Gjergj Katrioti Skenderbeu”

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar eurodeputeten gjermane Doris Pack me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Deputeti demokrat Genc Pollo ka postuar në rrjetin social Tëitter një foto. Pack është e njohur për qëndrimet e saj ndaj politikës shqiptare dhe asaj kosovare.

Lajme

15/01/2015 22:04

Doris Pack ka lindur më 18 mars të vitit 1942 në Schiffweiler, pjesëtare e partisë CDU dhe anëtare e Parlamentit Evropian.

Ajo është anëtare e këshillit të Fraksionit Evropian të Partive Popullore (Kristian Demokratëve) dhe demokratëve Evropianë, anëtare e Parlamentit Evropian dhe koordinatore e këshillit për kulturë, arsim, rini, mediume dhe sport (nga 1994-ta).

Sipas Presidencës ajo është dekoruar për kontributin që ajo ka dhënë në  procesin integrues të Shqipërisë  në BE. Kërkesa ishte bërë nga Genc Pollo dhe disa deputetë të tjerë.