Nishani: Bashkimi Kosovë-Shqipëri do të ndodhë natyrshëm

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është i bindur se bashkimi kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të ndodhë.

Lajme

13/01/2015 19:29

“Pa diskutim që bashkimi kombëtar do të ndodhë, nuk ka asnjë arsye, por ajo do të vijë në mënyrë të natyrshme, dhe të jesh e sigurt që do vijë në mënyrën më evropiane të mundshme, ashtu siç kemi parë sot në Evropë projekte dhe realitete krejt demokratike dhe krejt normale”, ka thënë Nishani në një intervistë për Bota sot.

Presidenti shqiptar ka vlerësuar rolin e SHBA-ve në raport me Kosovën dhe Shqipërinë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i të dyja vendeve.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë dhe mbeten SHBA-të partneri kryesor strategjik”, tha presidenti shqiptar Nishani.