Nisen Limaj e Krasniqi

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi do të dalin zyrtarisht me subjektin e tyre politik, nesër në orën 17:00, në një organizim në Sallen e Kuqe në Prishtinë. Partia më e re thuhet se quhet Nisma Qytetare për Kosovën.

Lajme

27/02/2014 17:00

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nesër zyrtarizojnë themelimin e subjektit të tyre politik, pasi të dy i thanë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës.

Partia e tyre, siç është raportuar, quhet Nisma Qytetare për Kosovën.

Këshilltari i Limajt, Endrit Shala, ka njoftuar me një komunikatë për media themelimin e këtij subjekti për ditën e premtë.

“Ju njoftojmë se nesër, e premte, me datë 28.02.2014, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Këshilli Iniciues i subjektit të ri politik mban tubimin e zyrtarizimit të këtij subjekti”.

“Subjekt politik ky, formimi i të cilit është paralajmëruar edhe nga ana z. Jakup Krasniqi dhe z. Fatmir Limaj”.

Paralajmërimin për themelimin e subjektit të ri politik, Limaj dhe Krasniqi, e kanë bërë javë më parë, por pa e saktësuar edhe emrin, ndërkohë që as nuk kanë dashur të flasin për emfrat e mundshëm që pritet t’u bashkohen në rrugëtimin e tyre politik.