Nis shpërndarja e drunjve për ngrohje për familjet në nevojë
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, filluan me shpërndarjen e më shumë se 100 metrave kub me drunj për ngrohje të familjeve në nevojë të Komunës së Prishtinës.
Lajme
Përfituese do të jenë mbi 50 familje në bazë të listës së përpiluar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete dhe Qendrën për Punë Sociale.
Ndërsa sot u shpërndanë mbi 20 m3 dru në “Fushën e Pajtimit” për 12 familje që jetojnë në këtë pjesë. Ky aktivitet do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim pa lënë pas dore përpjekjet e vazhdueshme për zgjidhje të qëndrueshme lidhur me rastet e këtyre familjeve.