Nis seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, të pranishëm anëtarë të familjes Jashari

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë solemne në nderim të 28 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Të pranishëm në këtë seancë janë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrat, një numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe ambasadorë e diplomatë në Kosovë. Gjithashtu për të nderuar në këtë…

Lajme

05/03/2026 10:12

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë solemne në nderim të 28 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Të pranishëm në këtë seancë janë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrat, një numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe ambasadorë e diplomatë në Kosovë.

Gjithashtu për të nderuar në këtë seancë solemne janë edhe Rifat Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes Jashari.

Seanca solemne ka filluar me himnin e Kosovës dhe atij kombëtar. /Lajmi.net/