Nis përgatitja e pakos së paralajmëruar nga Rama: Akterët e dhunës s’do të mund të udhëtojnë në BE
Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas burimeve të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës…
Lajme
Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas burimeve të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.
Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.
Sipas të njëjtave burime, përfshirja në listën e zezë do të synonte që personat e identifikuar të mos lejoheshin të hynin në vendet e BE-së.