Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës në Tiranë, e gjithë struktura në errësirë për dy minuta

Një problem me energjinë elektrike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për rreth dy minuta, e gjithë struktura spitalore ka mbetur pa energji elektrike, e cila është rikthyer menjëherë pas kësaj. Kujtojmë se në Spitalin e Traumës trajtohen personat e lënduar gjatë protestave, efektivët e…

Lajme

19/10/2026 19:43

Një problem me energjinë elektrike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për rreth dy minuta, e gjithë struktura spitalore ka mbetur pa energji elektrike, e cila është rikthyer menjëherë pas kësaj.

Kujtojmë se në Spitalin e Traumës trajtohen personat e lënduar gjatë protestave, efektivët e policisë, si dhe pacientët që paraqiten për raste urgjente, përfshirë aksidentet apo plagosjet nga të shtënat me armë zjarri./euronews