Nis ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it
Në kampin e KFOR-it, Film City ka filluar ceremonia e Ndërrimit të Komandës. Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë turke, Özkan Ulutas. Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin…

Lajme
Në kampin e KFOR-it, Film City ka filluar ceremonia e Ndërrimit të Komandës. Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë turke, Özkan Ulutas.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe ministra në detyrë në mesin e të cilëve edhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ndërsa, nuk mungojnë as ish-presidentët, Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga.
I pranishëm në këtë ceremoni është edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe përfaqësues nga kori diplomatik.