Nikoliq falënderon Indonezinë për votën kundër Kosovës në UNESCO

17:41 | 10 Nentor 2015

Nikoliq në takim me delegacionin Indonezian

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, është takuar sot me një delegacion të Indonezisë, me ç’rast u ka falënderuar për votimin kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Nikoliq është shprehur se Serbia i detyrohet shtetit të Indonezisë për favorin e që i ka krijuar me këtë rast Serbisë.

“Serbia i detyrohet Indonezisë për një falënderim të madh për qëndrimin që ky shtet ka pasur në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris”, ka thënë Nikoliq, transmeton lajmi.net.

“Serbia ka fituar edhe një betejë. Në historinë e saj të gjatë, Serbia ka udhëhequr beteja për të mbrojtur vetën dhe, jo t’i prek të tjerët”, ka thënë Nikoliq.

Ndërsa, zëvendësministri i Jashtëm i Indonezisë, Abdurrahman Fahir, ka thënë se këto dy shtete kanë tradicionalisht raporte të mira bilaterale, duke vë në pah se bashkëpunimi ekonomik mes tyre të shtohet edhe më tej në të ardhmen.