Nikaj: PDK s’shkon me Vetëvendosjen edhe nëse na ofrohet posti i kryeministrit

Bernard Nikaj nga PDK tha se partia e tij është e prerë në vendimin se me Vetëvendosjen nuk bëjnë koalicion me asnjë kusht. Nikaj në Pressing tha se PDK nuk shkon në koalicion edhe nëse Vetëvendosje ua ofron postin e kryeministrit, transmeton lajmi.net. “Për PDK-në ne nuk parashohim një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisje…

Lajme

06/03/2025 22:33

Bernard Nikaj nga PDK tha se partia e tij është e prerë në vendimin se me Vetëvendosjen nuk bëjnë koalicion me asnjë kusht.

Nikaj në Pressing tha se PDK nuk shkon në koalicion edhe nëse Vetëvendosje ua ofron postin e kryeministrit, transmeton lajmi.net.

“Për PDK-në ne nuk parashohim një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisje me ta. Ma përpara rrijmë në opozitë, e preferojnë një qeveri të themeluar nga partitë që janë në opozitë”, tha Nikaj.

“Nuk jemi të interesuar për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as me kryeministër”, shtoi ai.

“Nuk hyjmë me LVV-në, do të përpiqemi ta themelojmë qeverinë e opozitës nëse na vjen rendi kushtetues me themelu qeverinë e opozitës”, u shpreh Nikaj.