Nicklas Bendtner pensionohet nga futbolli

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Juventusit, Nicklas Bendtner ka konfirmuar pensionimin nga futbolli.

Sport

03/06/2021 12:58

Pavarësisht që ka 33 vjeç pra, do ka edhe disa vite në futboll, lojtari ka vendosur ta mbyll karrierën, transmeton lajmi.net.

Danezi pranoi se do t’i mungojë futbolli, mirëpo beson se ka ardhur koha t’i jap fund aventurës si futbollist.

“Do më mungojë çdo ditë, por gjithashtu jam në dijeni se ka një fund në këtë punë. Mendoj se do kalojë shumë kohë deri ta kuptoj se ka mbaruar. Do gjej diçka tjetër që më jep çfarë futbolli më ka dhënë në tërë këto vite”, tha ai.

Pra, në moshën 33-vjeçare, Bendtner ka vendosur të pensionohet.

Ndërkohë, ai është lojtari me më së shumti paraqitje për Kombëtaren e Danimarkës me 81 sosh./Lajmi.net/