Nicki Minaj deklaroi se është në lidhje me të, Eminem i ‘propozon’ live
Ka qenë vetëm një koment i këngëtares së njohur Nicki Minaj që 'trazoi' rrjetin.

ShowBiz
Këngëtaren e kishte pyetur një fanse nëse është në lidhje me reperin Eminem, shkruan lajmi.net.
Ajo kishte befasuar të gjithë derisa ishte përgjigjur me “PO”, e më tej thashethemet nuk kishin të ndalur.
Eminem së fundi ka mbajtur një koncert në Boston, në të cilin ka pyetur haptas fansat nëse dëshirojnë t’i shohin bashkë.
E më tej, ai ka bërë që i gjithë publiku të brohorisin kur tha “Dhe unë dua shumë të kem diçka me Nickin. Zemër do të jem në shtëpi sonte”.
Ky ishte edhe si një lloj propozimi indirekt që ai dhe Minaj të takohen. /Lajmi.net/
