Nick Kyrgios do të dalë në gjykatë për dhunë ndaj ish-të dashurës së tij

Tjetër atlet po përballet me akuza për dhunë ndaj (ish)të dashurës.

Sport

05/07/2022 13:42

Tenisti australian, Nick Kyrgios do të duhet të mbrohet në gjykatë, pasi një padi është ngritur ndaj tij, përcjell lajmi.net.

‘Mirror’ bën të ditur se numri 40 i botës në tenis është akuzuar nga ish-e dashura e tij, Chiara Passari.

Akuza lidhet me dhunë të ushtruar ndaj saj dhe seanca gjyqësore do të mbahet në Canberra.

Lajmin e ka publikuar edhe ‘The Canaberra Times’, ku mes tjerash thuhet se seanca do të mbahet muajin tjetër.

Në rast se shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, Kyrgios mund të mbajë deri në dy vite burg. /Lajmi.net/