Nicholas Abbott jo larg nga Kosova, emërohet ambasador në Shqipëri

Diplomati britanik , Nicholas Abbott, i cili ka shërbyer si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosove është emëruar tanimë ambasador i shtetit të tij në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Ai në këtë pozitë do ta pasojë diplomatin tjetër Alastair King-Smith dhe do ta marrë…

Lajme

28/06/2024 11:51

Diplomati britanik , Nicholas Abbott, i cili ka shërbyer si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosove është emëruar tanimë ambasador i shtetit të tij në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Ai në këtë pozitë do ta pasojë diplomatin tjetër Alastair King-Smith dhe do ta marrë detyrën nga shtatori.

Abbott ka shërbyer si Ambasador britanik për vite me radhë në Kosovë./Lajmi.net/